Shkup, 18 tetor – LSDM-ja në Këshillin e Qytetit të Shkupit do të përfaqësohet me 21 këshilltarë, VMRO-DPMNE-ja me 17, BDI-ja me 3, BESA 2, Aleanca për Shqiptarët 1 këshilltarë. Gjithashtu edhe partia “E majta” do të përfaqësohet nga një këshilltarë. Këshilltarët e BDI-së në Qytetin e Shkupit janë: Besnik Ajet, Enver Maliqi dhe Halide Palloshi. BESA do të përfaqësohet nga Sadat Ramadani dhe Ibush Jusufi, derisa Aleanca për Shqiptarët me Fadil Nikën.