Strugë, 26 shtator – Nga data 26-28 shtator në Hotel Izgrev – Strugë, këshilltarët e Komunës së Tetovës së bashku me Sekretarin dhe të punësuar të administratës marrin pjesë në trajnimin me temë: “Sigurimi i kohezionit – ndërtimi i bashkëpunimit, transparencës dhe llogaridhënies në vetqeverisjen lokale”.
Trajnimi mundësohet nga Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë -OSBE misioni në Shkup dhe NDI. Përveç Komunës së Tetovës marrin pjesë edhe Komuna tjera nga vendi.