Mbërriti në sallën e kuqe duke shtyrë një karrocë dhe duke bërë të pamundurën që i biri Luca të mos qante. Sergio Gambino, është këshilltar komunal i deleguar për mbrojtjen civile, i cili shkoi në mbledhjen e komisionit për çështjet institucionale bashkë me të birin vetëm 9 muajsh. Është kjo ajo që ndodhi këtë të hënë në Genova të Italisë, duke bërë që fotografitë e Gambino me të birin të bëjnë bujë. “Pata një problem, siç mund të kenë shumë çifte të rinj të bërë prindër. Im bir është ende shumë i vogël për ta çuar në çerdhe, dadoja nuk erdhi sot dhe ime shoqe nuk mungonte dot në punë dhe as mund ta merrte me vete”, tha ai për mediat. Prania e foshnjës u prit me ngrohtësi nga të gjithë këshilltarët e pranishëm në komision.