Nju-Jork, 3 tetor – Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara sipas gjitha gjasave, pas dyerve të mbyllura, do të debatojë për Korenë e Veriut.
Sipas disa diplomatëve anonimë, debatin e kishte kërkuar Gjermania me mbështetjen e Britanisë së Madhe dhe Francës.
Koreja e Veriut kumtoi se ka testuar raketë të re balistike të gjuajtur nga nëndetësja që t’i pengojë kërcënimet e jashtme dhe ta përforcojë vetëmbrojtjen vetëm disa orë pasi publikoi se është e gatshme t’i vazhdojë bisedimet me SHBA-në në nivel të ekspertëve më 5 tetor.
Negociatat e SHBA-së për programin bërthamor të Koresë së Veriut janë në qorrsokak pas samitit të fundit të liderëve të të dyja vendeve, Donald Tramp dhe Kim Jong Un, në shkurt në Vietnam.