Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate, Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut në Kosovë.
Siç është bërë e ditur në uebfaqen e OKB-së, mbledhja do të fillojë në ora 15:00 me orën lokale ose 21:00 me orën europiane, njofton Klan Kosova.