Shkup, 31 janar – Këshilli i Qytetit të Shkupit, nesër /31.01.2018 e mërkurë/ me fillim në orën 11.00 do ta mbajë seancën e pestë.
Në seancë Këshilli do të punoj sipas rendit të ditës në vijim:
– Miratimi i Procesverbalit të seancës së katërt të Këshillit të Qytetit të Shkupit, të mbajtur më 27 dhjetor 2017;
- Verifikimi i mandatit të anëtarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit;
- Propozim-Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës Saraj për rikonstruksionin e rrugës në fshatin Krushopek;
- Propozim-Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës Saraj për përgatitjen e projektit për rivitalizimin e liqenit Treska;
- Propozim-Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës Çair për ndërtimin e kolektorit në rr. 155 – Komuna Çair.
- Propozim-Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës Qendër për në pjesë të rrugës Mitropolit Teodosij Gologanov;
- Propozim-Vendim për pranimin e donacionit nga Shoqëria për prodhim dhe tregti Tehnoskop SHPKTHPV – Shkup;
- Propozim-Vendim për mos sjelljen e dokumentacionit urbanistik-planifikues;
- Propozim-Vendim për anulimin e Programit për rikonstruksionin e ndërtimit plotësues në objekte në territorin e qendrës së Qytetit të Shkupit;
- Propozim-Vendim për anulimin e Vendimit për pamjen e fasadave në territorin e qendrës së Qytetit të Shkupit;(3/14)
- Propozim-Vendim për anulimin e Vendimit për pamjen e fasadave në territorin e qendrës së Qytetit të Shkupit (7/14);
- Propozim-Vendim për anulimin e Vendimit për pamjen e fasadave në territorin e qendrës së Qytetit të Shkupit (2/16);
- Propozim – Vendim për pjesëmarrje financiare të Qytetit të Shkupit në realizimin e Projektit: Përpilimi i studimit dhe i dokumentacionit projektues për tejkalimin e problemeve lidhur me ujërat e rrëmbyeshëm në Malin e Zi të Shkupit”;
- Propozim – Vendim për pjesëmarrje financiare të Qytetit të Shkupit në realizimin e Projektit: “Implementimi i sistemit për përcjellje katër dimensionale të ndotjes së ajrit ambiental një Fushëgropën e Shkupit;
- Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për lejimin e mjeteve financiare për punësime në kohë të caktuar;
- Propozim – Vendim për dhënien e pëlqimit për transferim të punësuarit;
- Propozim – Vendim për subvencionim të NP “Higjiena komunale” – Shkup;
- Propozim – Vendim për subvencionim të NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim të Planit vjetor për punësime për vitin 2018 në IP Biblioteka e qytetit “Vëllezërit Milladinov”;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Programit për investime të NQP “Shkup” – Shkup për vitin 2018;
- Propozim – vendim për dhënie pëlqim Vendimit për përcaktim të vlerës së pikës për llogaritjen e pagave për të punësuarit në NQP “Shkup” – Shkup;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Programit për investime të NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup për vitin 2018;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Programit për ndërtim, mirëmbajtje dhe shfrytëzim të sipërfaqeve të gjelbëruara për përdorim publik në territorin e qytetit të Shkupit për vitin 2018;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për shitjen e pajisjeve përmes ankandit publik gojorë;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Programit për investime të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për vitin 2018;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për përcaktim të tarifës për furnizim me ujë për pije ose për furnizim me ujë të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për periudhën e rregulluar të viteve 2018 – 2020;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për përcaktim të tarifës për mbledhjen dhe mënjanimin e ujërave të zeza urbane të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për periudhën e rregulluar të viteve 2018 – 2020;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për përcaktim të tarifës për pastrimin e ujërave të zeza të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për periudhën e rregulluar të viteve 2018 – 2020;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Programin investues të NP “Rrugë dhe rrugica“- Shkup për vitin 2018 ;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Programin për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e rrugëve automobilistike nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, korsive të këmbësorëve dhe biçikletave dhe sipërfaqeve publike rekreative në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Programin për mirëmbajtjen, projektimin dhe realizimin e sinjalizimit rrugor ndriçues, horizontal dhe vertikal në territorin e Qytetit të Shkupit, në vitin 2018;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Programin për mirëmbajtjen e shtratit ë lumit Vardar, degëve të tij, lumenjve Lepenec, Treska, Serava dhe kanaleve të hapura në territorin e Qytetit të Shkupit, në vitin 2018;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim për Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së çmimeve për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse,mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal, vertikal dhe ndriçues, shërbimit të automjeteve, mekanizimit ndërtimor dhe fuqisë punëtore, mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në kushte dimërore në territorin e Qytetit të Shkupit dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar dhe kanaleve në territorin e Qytetit të Shkupit;
- Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Programit për investime të NP “Parkingu i qytetit” – Shkup për vitin 2018;
- Propozim – Program për financim të institucioneve publike dhe të aktiviteteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2018,
- Propozim – Program për aktivitetet në fushën e sportit dhe të rinjve në Qytetin e Shkupit për vitin 2018;
- Propozim – Program për aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga fusha e bashkëpunimit me shoqatat dhe fondacionet për vitin 2018, dhe
- Propozim – Program për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Varrezave të qytetit Shkup, për vitin 2018.
Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. Ilinden” nr. 82.