Shkup, 6 mars – Këshilli i Qytetit të Shkupit dje e mbajti seancën e parë të jashtëzakonshme.
Në këtë seancë Këshilli diskutoi dhe i miratoi dy vendime:Programin për ndryshimin dhe plotësimin e programit për propagandën e përgjithshme turistike dhe përmirësimin e kushteve për qëndrimin e turistëve në qytetin e Shkupit për vitin 2018, dhe Programin për ndryshimin e programit për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, hotelerisë dhe tregtisë në Qytetin e Shkupit për vitin 2018.