Uashington 22 janar – Këshilli për financa të Senatit amerikan njëzëri e miratoi kandidaturën e Xhenet Jelen për ministre të Financave, që tregon se ajo lehtë do të marrë miratim në Senat.
Në të njëjtën kohë, republikanët shprehën rezerva për shkak të planeve ambicioze të presidentit amerikan Xho Bajden për rritjen e ndihmës gjatë pandemisë, investim në infrastrukturë dhe rritje të tatimeve.
“Nuk ka dyshim se ajo është kualifikuar për këtë rol”, tha senatori konservator republikan Xhejms Lankford, duke theksuar se ka mosmarrëveshje në politikën me Xhenet Jelen.