Shkup, 14 shtator – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas përfundimit të seancës së 112-të në të cilën u shkarkua prokurorja speciale publike Katica Janeva, e dorëzoi propozimin për shkarkim deri tek Këshilli i prokurorëve publikë.
Këshilli i prokurorëve publikë pritet që sonte ose më së voni nesër të mblidhet dhe ta konstatojë shkarkimin e Janevës.
Mandati i prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Reket” skadon nesër, 15 shtator.