Këshilli i Prokurorëve Publik nuk merret me SMS-të e prokurores Vilma Ruskoska

Shkup, 22 nentor – Anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publik vlerësojnë se nuk janë kompetentë që ta vlerësojnë rastin me sms porosinë kërcënuese të cilën prokurorja Villma Ruskovska ia ka dërguar Jani Niçës, njërit nga gjykatësit që kanë vendosur që ta lëshojnë Katica Janevën në paraburgim shtëpiak. Këshilli është mbledhur menjëherë pasi kanë marrë të dy mendimet, atë të Gjykatës së Apelit dhe arsyetimit të prokurores Ruskovska, pas çka kanë vlerësuar se në këtë fazë nuk mund të përcaktojnë ndonjë përgjegjësi eventuale. Ata vlerësojnë se për një gjë të tillë kompetent është Prokurori Shtetëror Lubomir Joveski. Ky i fundit pasi e ka marrë letrën me përbajtje disa faqe, në të cilën Ruskoska ka shpjeguar se përse e ka shkruar atë porosi, u ka thënë mediave se në këtë moment nuk ekzistojnë baza për procedurë diciplinore për Ruskovskën. Nga atje dy ditë më parë janë shprehur se porosia e Ruskovskës është shkruar si rezultat i dëshpërimit momental, transmeton gazeta KOHA.

Përplasjet mes Gjykatës së Apelit dhe prokurores Villma Ruskovska erdhën si rezultat i lëshimit në paraburgim shtëpiak të ish kryeprokurores së speciales, Katica Janeva, pas çka Ruskovska I dërgoi sms porosi gjykatësit Jani Niça ku e paralajmëroi për hetim financiar, përmbajtjen e sms porosisë, nga gjykata e apelit e cilësuan si kërcënim dhe përzierje në punën e gjykatave.

Në vendimin gjyqësor të publikuar dje, konstatohet se gjendja shëndetësore e Janevës është përkeqësuar dhe nevojiten kushte më të mira. Ajo që ka shkaktuar më shumë reagime është fakti se gjykata brenda pak ditëve ka dhënë dy vendime gjyqësore për të njejtin rast.

Më 14 nëntor ka vlerësuar se trajtimi shëndetësor i Janevës mund të bëhet në paraburgim, ndërsa më 19 nëntor ka vlerësuar se asaj i nevojitet terapi dhe higjienë në kushte shtëpiake. Katica Janeva tashmë ndodhet në paraburgim shtëpiak, ku i janë përcaktuar masa të kujdesit, ndalesë që të komunikojë me personat e përfshirë në rastin “Zhvatja”, I është marrë pasaporta, nuk do të mund ta lëshojë vendim as me letërnjoftim dhe ka ndalesë për marrje të pasaportës së re. Seanca gjyqësore për rastin “Zhvatja” fillon më 3 dhjetor, ndërsa këtë proces Janeva do ta pret në banesën e djalit të saj Llazar Janev, banesë kjo e cila paraprakisht është ofruar si garancë për daljen e saj nga paraburgimi, të cilën gjykata e pati refuzuar.(koha.mk)