Shkup, 27 gusht – Këshilli për prokurorë publikë sot duhet të vendosë nëse do të fillojë procedura për shkarkimin e prokurores speciale publike, Katica Janeva e cila për momentin është në paraburgim për lëndën “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion.
Në seancë, siç informoi dje për MIA-n, kryetari i Këshillit Kole SHteriev, do të vendoset nëse Këshilli do të vlerësojë të fillojë procedurë për shkarikimin e Janevës dhe të sjellin raport.
Seanca e Këshillit do të jetë e mbyllur për opinionin për shkak të sekretit të procedurës hetimore i cili ende është në vijim.
Shteriev, javën e kaluar kumtoi se deri tek ta është dorëzuar raporti, por se nuk janë kompletuar regjistrimet për aktivitetet që janë ndërmarrë në procedurën hetimore dhe parahetimore për rastin në të cilin dyshohet prokurorja speciale publike Katica Janeva. Shteriev konsideron se nuk mund të emërohet u.d. prokuroro special pa i skaduar mandati Janevës.
Sipas prokurorit publik Lubomir Joveskit, megjithatë, Këshilli i prokurorëve publikë është ai që duhet të vendos edhe për vendin e njeriut të parë të PSP-së. Ai i referohet Ligjit për prokurori publike ku një rastin e tillë duhet të reagojë Këshilli dhe të emërojë u.d. Kjo, sipas tij, do të thotë se zëvendësimi i Janevës do të ishte njëri prej kolegëve ose kolegeve të saja.