Këshilli i parë kombëtar për sipërmarrësi të grave

Shkup, 6 shkurt – Fondacioni për menaxhment dhe hulumtim industrial në partneritet me Shoqatën e grave afariste dhe GTF Iniciativës për rritje të qëndrueshme nga Kroacia sot e shënuan fillimin e protestës “Përforcimi i kontributit dhe efikasitetit të organizatave civile nga sipërmarrësia e grave ndaj reformave integruese të  BE-së në sferën e politikës ekonomike (We-Contribute)”.

Emilija Andonova, menaxhere e projektit nga MIR Fondacioni, theksoi se në kuadër të projektit, që do të implementohet në kohëzgjatje prej një viti, do të formohet Këshill kombëtar për sipërmarrësi të grave i cili u është i nevojshëm të gjitha grave sipërmarrëse në Maqedoni dhe njëherit edhe i organizatave civile të cilat merren me këtë problematikë.

“Pas formimit të Këshillit, do të hapet edhe një portal për sipërmarrësi të grave ku do të ndahen të gjitha informacionet e rëndësishme të cilat lidhen me këtë problematikë, si dhe dokumente të cilat do t’ju ndihmojnë të gjithëve të cilët punojnë në këtë fushë. Do të përgatitet edhe kalendar i ngjarjeve me data-bazë për rrjetëzim më të lehtë të grave sipërmarrëse në Maqedoni, si dhe të organizatave civile të cilat punojnë me këtë”, sqaroi Andonova.

Theksoi se do të zbatohet trajnime, këshillime, sesione mentoriale, kurse onlajn për zhvillim të aftësive, do të incizohen video me gra sipërmarrëse, ndërsa do të përpunohen edhe afishe promovuese dhe udhëzues për organizatat civile.

Valentina Disoska nga Shoqata e grave të biznesit, theksoi se projekti dedikohet për konsolidimin e punëve në temë sipërmarrësia e grave në Maqedoni.

“Proojekti kryesisht fokusohet në formimin e Këshillit dhe krijimin e politikave të cilat do të përfshihen në procesin e integrimit në BE, me qëllim që të zbulohen drejtimet për punën e mëtutjeshme”, konkludoi Disoska.

Projekti do të zgjatë deri më 18 dhjetor të vitit 2018, kur do të prezantohen të gjitha rezultatet e marra.