Gjendjet në vendet nga Ballkani Perëndimor do të jetë një nga temat e mbledhjes së sotme të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së. Në seancë të Këshillit të ministrave fjalim do të mbajë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, e cila do t’i informojë ministrat për rezultatet dhe bisedat nga turneu e saj i javës së kaluar nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pritet që ministrat të miratojnë konkluzione, të cilat do të jenë bazë për përgatitje të raportit për Ballkanin Perëndimor, i cili duhet të miratohet në Samitin e BE-së, që do të mbahet të enjten dhe të premten në Bruksel. Në kumtesë të Këshillit të BE-së në prag të mbledhjes ministrore thuhet se “Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, e cila është bazë për stabilitet, pajtim dhe ardhmëri të rajonit”.
“Pritet që ministrat ta konfirmojnë angazhimin dhe përqëndrimin e BE-së kur është në pyetje rajoni, duke e përfshirë edhe mbajtjen e lidhjeve politike dhe ekonomike me të. Në këtë aspekt me rëndësi kyçe është edhe zhvillimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjsësisë së mirë”, thuhet në kumtesë. Sipas burimeve në Bruksel, pritet që në konkluzionet nga takimi ministror të theksohet domosdoshmëria nga vazhdimi i proceseve reformuese në rajon me qëllim që të sigurohet “përparimi i papenguar i partnerëve nga Ballkani Perëndimor në rrugën evropiane”.