Shkup, 31 tetor – Këshilli i inspektimit në seancën e saj publike të 140-të ka rishikuar parashtresat e prindërve të fëmijëve të cilët këtë vit nuk janë regjistruar në klasë të parë. Parashtresat kanë të bëjnë me punën e inspektorëve arsimorë.
Nga Këshilli i inspektorëve informojnë se nuk kanë kompetenca të vlerësojnë zbatimin e Ligjit për arsimin fillorë apo të interpretojnë dhe kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të deklarohen nëse ndonjë nga inspektorët ka gabuar. Thonë se deri tani ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje, ndërsa ai qëndrim i MASH-it është i domosdoshëm.
Kryetarja e Këshillit të inspektimit, Magdalena Filipovska- Grashkoska para fillimit të seancës ka deklaruar se deri tani te ta kanë arritur tre parashtresa nga prindër të fëmijëve që sivjet nuk janë regjistruar në klasë të parë.
“Parashtresat i referohen punës së inspektorëve te arsimit që kanë vepruar sipas atyre parashtresave, ndërsa prindërit janë të pakënaqur nga niveli i veprimit. Këto parashtresa japin pretendime se në të kaluarën disa inspektorë të caktuar duke vepruar sipas parashtresave për fëmijët e paregjistruar në klasë të parë, janë bazuar në parimin e ndalesës së diskriminimit ndaj fëmijëve. Derisa në disa muajt e kaluar janë trajtuar konform ligjit që e rregullojnë vaksinimin, ose vërtetimin për vaksinat e pranuara si e nevojshme për regjistrimin e kryer në shkollën fillore”, ka thënë Filipovska Grashkoska.
Ndërkohë, Gordana Goxho nga Shoqata “Ne për ne” nga Shkupi ka informuar se disa parashtresa janë dorëzuar nga korriku i këtij viti, ndërsa sot do të bisedohet në seancë të Këshillit të inspektimit.
Sipas kësaj Shoqate, madje për momentin në vend ka fëmijë që shkojnë në mësim, ndërsa disa fëmijë në fillim kanë shkuar në shkollë, por pastaj u është thënë se nuk mund të vijnë më. (koha.mk)