Moskë, 27 janar – Dhoma e Lartë e Parlamentit rus unanimisht e ratifikoi marrëveshjen për kontrollin e armëve bërthamore – START të ri për pesë vjet, propozuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.
“Kjo është një marrëveshje e mirë që e siguron në mënyrë shteruese sigurinë kombëtare të Rusisë. Nëse kjo marrëveshje nuk vazhdohej, ajo do të hapte mundësi të reja për një garë të mëtejshme në armatim, deklaroi kryetar i Komitetit të Punëve Ndërkombëtare të Dumës ruse, Konstantin Kosaçev.
Kremlini dje kumtoi se SHBA-ja dhe Rusia kanë rënë dakord për vazhdimin e marrëveshjes, të nënshkruar në vitin 2010, që duhet të skadojë muajin tjetër.
Javën e kaluar, presidenti amerikan, Xho Bajden e propozoi vazhdimin pesëvjeçar të marrëveshjes, të njohur si START i ri, me të cilin Rusia dhe SHBA-ja kufizohen ndërmjet në mënyrë reciproke në çështjen e armëve bërthamore.