Shkup, 7 maj – Shoqata për politikë të jashtme dhe ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” sot njoftoi përmes një deklaratë se me shqetësim dhe habi e kanë pranuar paralajmërimin e komisarit për zgjerim të BE-së gjatë turit të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor se është e mundur që Maqedonia dhe Shqipëria të ndahen gjatë rrugëtimit drejt anëtarësimit të plotë në BE po qe se Maqedonia dhe Bullgaria nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për çështjet identitare.
“Këshilli i Ambasadorëve nuk beson se qëndrimi i kushtëzuar i plasuar në opinion nga ana e komisarit Varhei mund të jetë edhe qëndrim i përbashkët i BE-së. Për këtë çështje para dy vitesh negativisht u deklaruan disa vende anëtare në Unionit dhe nuk besojmë se ka arsye serioze kësaj radhe BE ta ndryshojë qëndrimin”, qëndron në kumtesë.
Këshilli i Ambasadorëve, theksohet mban qëndrimin se përparimi drejt anëtarësimit të plotë të një vendi kandidat nuk duhet të jetë peng i vetos së një vendi anëtar të BE-së kur bëhet fjalë për konteste bilaterale të pazgjidhura.
Nga Këshilli konsiderojnë se realizimi i një opsioni të tillë të mundshëm mund të jep implikime negative për vendin dhe regjionin, mund ta rrisë shkallën e euroskepticizmit dhe pesimizmit tek qytetarët dhe pa asnjëfarë nevoje ta zgjasë rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarsimi i plotë në BE.
Këshilli i Ambasadorëve i bënë ftesë komisarit Varheji dhe vendit të tij të origjinës si dhe liderët e vendeve tjera anëtare të BE-së të japin kontributin e tyre maksimal që këtë vit të mbahet konferenca ndërqeveritare Maqedoni-BE në mënyrë që vendi të ecë më shpejt drejt anëtarësimit të plotë në BE.