Shkup, 2 tetor – Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, sot për gjykatës në Gjykatën Administrative i zgjodhi ish-kryetarin e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Aleksandar Çicakovski dhe kandidaten nga Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publike, Eleonira Hamuliq – Ajro.
Po ashtu, në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor u zgjodhën edhe kryetarët e Gjykatës Themelore në Manastir, (sektori në Demir Hisar), në Gjykatën Themelore të Velesit, Gjykatën Themelore të Dellçevës, atë të Kavadarit, Kërçovës (sektori në Makedonski Brod), pastaj në Gjykatën Themelore të Kriva Pallankës, atë të Prilepit, si dhe në Gjykatën Civile në Shkup dhe Gjykatën Themelore në Shtip.
Gjykatësja e Gjykatës Administrative, Ismeta Amet është zgjedhur kryetare e Gjykatës së Lartë Administrive.(koha.mk)