Shkup, 10 qershor – Kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me procedurat për tre gjykatësit supremë, të cilët së bashku mbivotuan dy kolegë të tyre në këshillin penal të Gjykatës Supreme me çka ia ndërprenë paraburgimin të arratisurit Sead Koçan në lidhje me lëndën e PSP-së, tha se ato po vazhdojnë, njofton Koha.mk
“Ato procedura janë në fazën e debatit, ndërsa diku jam i informuar se nevojitet që të përpunohet edhe raport nga komisionet në bazë të debatit të zbatuar më herët”, tha Zdravev para seancës së sotme të KGJ.
Shtoi se që në fillim kur ishte zgjedhur për kryetar të Këshillit Gjyqësor ka thënë se procedurat për të gjitha lëndët të cilat paraprakisht janë formuar para Këshillit do të vazhdojnë.
Zdravev tha se sot do të debatohet për tri kërkesa të reja për gjykatës dhe për to nevojitet që të formohen komisione.
“Në lidhje me kërkesat ekzistuese duke pasur parasysh atë që disa anëtarëve të caktuar të KGJ iu ndërpre mandati ne kotuam anëtarë të rinj të cilët fillojnë me punë pas kërkesave për verifikimin e përgjegjësisë së gjykatësve”, tha Zdravev.
Theksoi se bëhet fjalë për tre gjykatës, dhe nga aspekti i mbrojtjes së personalitetit dhe integritetit të gjykatësve nuk mundet sipas fuqisë së ligjit të thotë në mënyrë precize se për cilët gjykatës bëhet fjalë.
“Si kryetar nuk kam ingerenca që të ndërmarr kurrfarë veprimi nga shkaqe që sipas Ligjit për gjykatat janë formuar komisione, të cilat janë kompetente që ta menaxhojnë debatin. Të gjitha veprimet vijojnë. Po punohet në të gjitha procedurat pavarësisht se a bëhet fjalë për Kiro Zdravev, Jovo Vangellovski ose cilido gjykatës. Për të gjitha lëndët veprohet dhe janë marrë për punë”, shtoi Zdravev.
Në pyetjen e gazetarëve ai u përgjigj se nuk ekzistojnë pengesa ligjore që të ruhet debati pa praninë e gjykatësit për të cilën është ngritur kërkesë për verifikimin e përgjegjësisë dhe është ftuar, ndërsa mungesën e tij në debat nuk e arsyeton.
“Nuk kam për qëllim as si gjykatës, e aq më pak si kryetar i Këshillit Gjyqësor të mbroj ndonjë gjykatës për çfarëdo lloj shkaqesh. Është në pyetje subjektiviteti dhe paanësia, jo vetëm e gjykatësve, por edhe e cilitdo anëtarë edhe të kryetarit të KGJ në të gjitha lëndët”, tha Zdravev.
Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme do të vendos edhe për gjykatësin e dyshuar të Gjykatës Administrative, Mustafa Shaini i cili dyshohet për keqpërdorim të lëndëve për denacionalizim.
“Këshilli Gjyqësor vepron në kuadër të kompetencave të tij të vërtetuara me Ligjin për gjykatat. Domethënë se ai vendos për marrjen e imunitetit të gjykatësit dhe jep leje për arrestim. Këshilli Gjyqësor nuk përcakton paraburgim, nuk ka kompetencë për këtë, as sipas Kushtetutës, e as sipas Ligjit për gjykatat dhe Ligjit për këshillin gjyqësor”, thotë Zdravev. (koha.mk)