Gjatë periudhës së kaluar të mbikëqyrjes së punës së Këshillit Gjyqësor, është vërtetuar se ky Këshill fare pak është e angazhuar në përmbushjen e vendeve boshe në gjykata. Kjo situatë vazhdoj të ekzistoj, pavarësisht faktit se Këshilli Gjyqësor në njërin prej raporteve të tij, tha se brenda periudhës 2012-2017 numri i gjykatave në vendin tonë është zvogëluar për rreth 15 për qind.
Omer XHAFERI
Shkup, 5 shkurt – Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë, përveç raporteve vjetore dhe atyre kuartale, nuk publikon asnjë lloj tjetër statistike apo analizë të punës që e kryen. Kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, gjatë prezantimit të raportit katër mujor nga monitorimi i transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit të Këshillit Gjyqësor, tha se ky Këshill nuk publikon të dhënat nga procedimi i lëndëve, të cilët më pas opinionin profesional dhe ai i rëndomtë do ti shfrytëzonin për tema të ndryshme, shkruan gazeta KOHA. Mes periudhës tetor-janar, (2018-2019) siç raportojnë nga IDNJ-ja, Këshilli Gjyqësor në ueb faqen e saj ka publikuar një sërë njoftimesh, duke filluar nga vendimet, procesverbalet, kumtesat, raportet dhe konkluzat. Përpos tre llojeve të fundit të njoftimeve, që janë publikuar në kohë, por pjesërisht të kompletuara, në Raportin e IDNJ-së, theksohet se vendimet dhe procesverbalet publikohen pjesërisht me kohë.
“Kumtesat për seancat e zhvilluara janë të titulluara si ‘Kumtesa për seanca..’ apo ‘Kumtesa nga seancat’..me numër të seancës. Kësisoj vetëm theksohet pikat e rendit të ditës që janë miratuar, duke mos pasur arsyetim. Kur flasim për publikimin e Vendimeve, mund të konstatojmë se gjatë periudhës së kaluar janë publikuar vetëm vendimet për zgjedhjen e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave. Sidoqoftë, ky lloj i vendimeve tashmë janë më të përmbajtur dhe japin informacione për të gjithë kandidatët e paraqitur. Ndryshe, publikimi i procesverbaleve është i lidhet me miratimin e seancave të Këshillit Gjyqësor, respektivisht kjo mund të ndodh pas disa javës nga dita kur është përgatitur procesverbale. Deri më tani, opinioni nuk ka pasur rasti të shoh të dhëna në procesverbale për pikat e rendit të ditës ku publiku ka qenë i përjashtuar”, tha, ish-gjykatësja Caca Nikollovska, gjatë prezantimit të Raportit.
Njëkohësisht, në këtë Raport, theksohet se në ueb faqen e Këshilli Gjyqësor të Maqedonisë, për herë të parë, pas shumë kohe është publikuar një konkluzë. Sipas monitoruesve të punës së Këshillit, ky lloj i njoftimeve iu drejtohet atyre qytetarëve që janë ankuar përmes adresës elektronike, me çka njoftohet se parashtresat nuk u janë pranuar për arsye se të njëjtat nuk kanë qenë të nënshkruara.
Anëtarja e IDNJ-së, ish-gjykatësja Vera Koco, duke folur për efikasitet e gjyqësorit në Maqedoni, tha se arsyet kryesore sepse gjykatat në vendin tonë janë të ngarkuar me shumë lëndë është mungesa e evidente e gjykatësve. Me këtë situata siç tha ajo përballen Gjykata Themelore Shkupi 1, ajo e Apelit, por edhe gjykatat tjera. Gjatë periudhës së kaluar të mbikëqyrjes së punës së Këshillit Gjyqësor, siç u shpreh ish-gjykatësja Koco, është vërtetuar se Këshilli në fjalë fare pak është e angazhuar në përmbushjen e vendeve boshe në gjykata. Kjo situatë në gjykata vazhdoj të ekzistoj, pavarësisht faktit se Këshilli Gjyqësor në njërin prej raporteve të tij, tha se brenda periudhës 2012-2017 numri i gjykatave në vendin tonë është zvogëluar për rreth 15 për qind. (koha.mk)