Shkup, 3 shkurt – Këshilli gjyqësor do të vendosë për involvimin eventual të gjykatëses Dobrilla Kacarska në lëndën “Perandoria”, deklaroi sot kryetari i Këshillit, Kiro Zdravev.
“Më 31 janar në këshillin gjykues është dërguar kërkesa e Dobrilla Kacarskës për përcaktimin e involvimit në këtë lëndë. Kjo është hera e parë një gjykatës të kërkojë ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë dhe do të veprojmë mbi këtë”, deklaroi Zdravev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në prezentimin e sotëm të analizës për punën e Këshillit gjykues.
Kacarska kërkoi nga Këshilli t’i vërtetojë pohimet e prokurores Lile Stojanova të shprehura në seancë për rastin “Reket” se gjykatësja në kohën kur ishte vendosur për paraburgimin e Orce Kamçevit, gjatë gjithë kohës ka qenë në gjykatë dhe ka kryer presion përmes një kolegu prokuror.
Në pyetjen e gazetarëve se për sa gjykatës kanë dërguar kërkesa në Komisionin për Antikorrupsion për kontrollin e pronës, Zdravev theksoi se është e domosdoshme të bashkëpunojë, duke e pasur parasysh se Këshilli mund të veprojë për llogaridhënien dhe punën e përgjegjshme të gjykatësve, ndërsa Antikorrupsioni mund ta analizojë pjesën financiare të punës së gjykatësve.
“Antikorrupsioni u drejtua me kërkesa konkrete dhe siç duket puna duhet sinkronizuar”, deklaroi Zdravev.
Përkujtoi se ai e kishte kundërshtuar vetingun në gjyqësi që të mos jemi në situatë të njëjtë si Shqipëria fqinje.
“Me të vërtetë më mirë është të mos ekzistojë gjykatës sesa një gjykatës i korruptuar. Por, nuk duhet vetingu të paraqesë obstruksion të drejtësisë. Të mos na ndodhë e njëjta situatë si në Shqipëri ku nuk ka gjykatës të veprojnë për lëndët”, tha Zdravev.
I pyetur nëse Këshilli gjyqësor do të vendosë për përgjegjësinë e gjykatësve për arratinë e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, nuk saktësoi, por konfirmoi se ka shtruar kërkesë për përcaktimin e përgjegjësisë.
“Për Gjykatën e Apelit është përfunduar dhe ndaluar procedura, ndërsa për Gjykatën Supreme është në vijim”, deklaroi Zdravev. (koha.mk)