Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë në kumtesën e sotme drejtuar mediumeve konfirmoi se u.d. kryetare e Gjykatës Penale të Shkupit, Tatjana Mihajllova dje ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe se në afat sa më të shkurtër do të caktojë mbledhje.
“Gjykatësja Tatjana Mihajllova dje me parashtresë me shkrim e njoftoi Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë se jep dorëheqje të parevokueshme në funksionin e u.d. kryetare e Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup. Gjatë ditës së sotme Këshilli Gjyqësor i RM-së do të ndërmarrë masa për zgjidhje adekuate të gjendjes së krijuar, do të bëhen analiza dhe në afat sa më të shkurtër do të caktohet mbledhja me rastin e dorëheqjes së parashtruar të u.d. kryetare e Gjykatës Themelore Shkup 1 Shkup”, ceket në kumtesën e Këshillit Gjyqësor.