Shkup, 10 qershor – Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës janë vendimet për vazhdimin e mandatit të gjykatësve të cilët kanë dhënë deklarata për vazhdimin e mandatit sipas Ligjit për gjykata, Vendimi për formim të Komisionit për përpunimin e Rregullores për punë të Këshillit Gjyqësor, Raporti i Komisionit për kontroll të njohurive në punën praktike me kompjutorë të kandidatëve për gjykatës, ndërsa do të shqyrtohen dhe vlerësohen raportet për punën e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tremujorin e parë të vitit 2019.
Anëtarët e Këshillit gjyqësor duhet t’i shqyrtojnë kërkesat e dorëzuara për konfirmim të përgjegjësisë për gjykatës.
Një pjesë e mediave publikuan se në rend të ditës do të jetë edhe shkarkimi i kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski, si dhe i dy gjykatësve suprem, të cilët së bashku mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme me ç’ka ia hoqën paraburgimin ish të arratisurit Sead Koçan në lidhjen me lëndën e PSP-së.