Vjeshta është stina e ndryshimeve, dita bëhet më e shkurtër, nata më e gjatë. Në vjeshtë, bien gjethet e pemëve. Përveç kësaj, vjeshta mund të sjellë erëra të forta dhe shumë shi. Shumë njerëz gjatë kësaj faze kanë ndryshime në trupin e tyre, disa mund të ndihen të lodhur, disa mund të kenë rënie të theksuar floku dhe disa të tjerë të lodhur shpirtërisht.
Por, pse ndodh kjo? Sipas mjekëve kinezë kjo vjen nga “pafuqishmëria emocionale”. Humori lidhet ngushtë me temperaturën dhe ndriçimin e diellit. Gjatë verës, mund të kemi emocione më të forta dhe mund të ndjehemi më impulsivë, për shkak të kohës së gjatë të ndriçimit dhe temperaturës së lartë në verë. Me ardhjen e vjeshtës, veçanërisht pas “Sanataditës së Vjeshtës”, gjendja shpirtërore nis të ndryshojë. Gjatë këtij procesi, lodhja shpirtërore dhe përgjumja janë sinjalet e para të uljes së aktiviteteve shpirtërore. “Pafuqishmëria emocionale” është reagimi i zakonshëm fizik dhe psikologjik përballë ndryshimit të stinës. Ky ndryshim mund të ndikojë në stilin e përditshëm të jetës.
Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, organet e brendshme të trupit lidhen me ndjenja të ndryshme që përputhen me 4 stinët e vitit. “Mushkëria” është organi që përgjigjet për mërzitjen. Në kulturën kineze shiu i vjeshtës përshkruhet me karakteristikën e “pikëllimit”. Ulja e papritur e temperaturës mund të frenojë disa funksione fizike të trupit, duke shkaktuar çrregullimet e funksioneve të gjëndrave endokrine, depresionin e mëtejshëm dhe vështirësi në përqendrim. Përveç kësaj, mund të keni rrahje të shpeshta të zemrës, ëndrra të shumta, pagjumësi dhe fenomene të tjera si depression sezonal. Rregullimi psikologjik është mënyra më efektive për parandalimin e uljes së humorit në vjeshtë. Kur lotoni, emocionet e brendshme dalin nëpërmjet funksioneve të frymëmarrjes së mushkërisë, e cila ruan rolin e “pastrimit” të shpirtit. Por, shfrytëzimi i tepërt i metodave kundër mërzitjes mund të harxhojë shumë energjinë “Chi” të mushkërisë. Prandaj, në librat e vjetra mjekësore të Kinës janë shënuar disa metoda për shëndetin fizik dhe psikologjik.
FJETJA E HERËT NË MBRËMJE DHE NGRITJA HERËT NË MËNGJES. Në vjeshtë, duhet të rregulloni orarin e fjetjes dhe të ngriheni në përputhje me ndryshimin e kohës. Sipas teorisë kineze organizmi ynë lidhet ngushtë me mjedisin e jashtëm. Fjetja herët mund të rezervojë energjinë “Chi” dhe “Yin” në veshkë dhe ngritja herët mund të nxisë lulëzimin e energjisë “Chi” dhe “Yang” në mushkëri.
RUAJTJA E QËNDRUESHMËRISË SHPIRTËRORE. Ruajtja e qetësisë së brendshme dhe reduktimi i luhatjeve të humorit mund të lehtësojë ndikimet negative të ndjenjës së mërzitjes që lind në vjeshtë. Vjeshta është e ndryshme nga stina e verës, kur shprehem më lirshëm mendimet tona dhe interesohemi për gjërat e jashtme. Në vjeshtë duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe botës sonë të brendshme tonë dhe të kemi vetpërmbajtje ndaj botës së jashtme. Në fakt, stërvitjet me frymëmarrjen dhe meditimi janë metoda shumë të përshtatshme për të pakësuar luhatjen e humorit.
JOGA OSE TAIJI. Në vjeshtë, është e përshtatshme që të zhvillohen stërvitjet e lehta jashtë dhomës, të cilat mund të sjellin përmirësimin e gjendjes shpirtërore. sportet e përshtatshme përfshijnë vrapin e lehtë, shëtitjet, notin, stërvitjet “Taiji” ose ushtrime joge. Këto stërvitje mund të shmangin gjendjen e zymtë dhe mërzitjen e brendshme.