Mos shprehni dëshira të përgjithshme. “Dua që unë dhe vjehrra ime të flasim sërish” nuk është një propozim korrekt sepse është shumë i përgjithshëm. Më mirë një dëshirë më e saktë (do t’i flas sime vjehrre që kam 5 vjet pa folur), në këtë mënyrë do të kaloni nga vlera në realizim. Një shembull tjetër: “Duhet të jem më i rregullt,” në fakt është shumë i vagullt. Më mirë “do të vë rregull në dhomën time dhe në garazh. Do t’i mbaj në rregull”
– Fokusohuni në objektiva më specifike. Do t’ju ndihmojë për hapa të vegjël, p.sh për t’u dobësuar propozojini vetes të rrëzoni peshë prej 3 kg brenda shkurtit dhe pastaj tre të tjera brenda prillit.
– Monitoroni progresin. Do t’ju bëjë të mbeteni të përqendruar mbi objektivin, do t’ju ndihmojë për të kuptuar nëse jeni në rrugën e duhur dhe do t’ju japë kënaqësi.
– Ndajeni objektivin. Jo domosdoshmërisht në Facebook, por fakti i të ndarit të propozimeve dhe të objektivave tuaj me ata që ju rrinë pranë do t’ju ndihmojë të mbeteni të fokusuar mbi arritjen e tyre.
– Bëni më shumë sport. Jo vetëm që është një nga propozimet më të shpeshta, por edhe një këshillë e mirë. Përpiquni të fusni aktivitetin fizik në rutinën tuaj, p.sh. të shkoni me biçikletë në punë ose në këmbë. Do t’ju ndihmojë të kalitni vullnetin.
– Jini largpamës. Mos merrni një përkushtim me veten tuaj mbi bazën e asaj që keni ndër mend, ose që t’ju shqetësojë për Vit të Ri. Reflektoni mbi atë që me të vërtetë doni të ndryshoni dhe përditësoni propozimin tuaj gjatë gjithë vitit.
– Mos u nxitoni. Mos u përqendroni në ndryshimet që do të donit për 2018, por fiksoni një të thjeshtë për t’u arritur brenda janarit dhe të tjerët më vonë.