Këshilla si të mbroni lëkurën tuaj nga dielli

Për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet UV, dermatologët rekomandojnë kremin kundër diellit si mbrojtje kryesore. Megjithatë, SPF dhe kapelet nuk janë mënyra e vetme për të pakësuar pasojat e diellit. Ushqimi luan një rol të rëndësishëm gjithashtu. Një dietolog jep disa këshilla si të rrisni mbrojtjen dhe vitalitetin e lëkurës me një dietë të shëndetshme:

1. Hani ushqime të pasura me beta-karoten dhe likopen.

Karoteni dhe likopeni janë dy antioksidantë të fuqishëm që gjenden në një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh – veçanërisht në ato me ngjyrë portokalli, të kuqe ose rozë. Mendoni domatet, shalqinin, karotat, specat e kuq dhe të verdhë.

Advertisements

2. Pini ujë.

Hidratimi është çelësi për të mbajtur lëkurën tonë të shëndetshme, veçanërisht në muajt e verës kur moti mund të jetë i nxehtë dhe i thatë. Për të qëndruar të hidratuar, rekomandohen të paktën tetë gota ujë gjatë gjithë ditës.

3. Konsumoni fruta dhe perime të pasura me vitaminë C.

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mund të ndihmojë në luftimin e stresit oksidativ dhe ndihmon shëndetin e lëkurës. Është gjithashtu e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, i cili është një nga proteinat kryesore në lëkurën tonë.

4. Konsumoni acide yndyrore omega-3.

Yndyrnat e shëndetshme që gjenden te arrat, farat e kërpit, farat chia, peshqit dhe vezët janë thelbësore për dietën tonë. Këto acide yndyrore omega-3 kanë veti anti-inflamatore dhe ndihmojnë trupin të luftojë stresin oksidativ.

5. Kërkoni burime shtesë të antioksidantëve.

Përtej frutave dhe perimeve të listuara më sipër, kaq shumë bimë ndihmojnë në shëndetit e mirë të lëkurës dhe rrisin mbrojtjen nga rrezet UV. Disa nga më të mirat janë zarzavatet me gjethe, si spinaqi, sallata jeshile e të tjera.