Shkup, 15 korrik – Lodhja dhe ndikimi i saj i aftësisë për të drejtuar automjetin motorik do të jetë segment i veçantë në fushatat për përmirësimin e sigurisë së komunikacionit nëpër rrugë në periudhën e verës në kushte të temperaturave të larta dhe frekuencës së rritur të komunikacionit, që e paralajmëroi sot Këshilli republikan për siguri të komunikacionit rrugor.
Në periudhën në vijim do të realizohen një numër i madh i aktiviteteve edukative rrugore dhe do të përforcohet kontrolli dhe sanksioni i pjesëmarrësve në komunikacion, paralajmërojnë nga KRSKRR prej ku tregojnë se sipas të dhënave statistikore, tradicionalisht në periudhën e verës dyfish rritet numri i aksidenteve rrugore dhe me këtë dyfish rritet edhe numri i viktimave dhe të lënduarve.
Në kuadër të fushatës do të realizohen një numër i madh i aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes publike për siguri më të madh të komunikacionit në rrugë përmes respektimit të madh të rregullave në rrugë, përmes edukimit dhe informimit të shoferëve vendorë dhe të huaj për rregullat e komunikacionit , me theks të veçantë për informim të shoferëve vendorë dhe të huaj për sanksionet ligjore të cilat rrjedhin nga llojet e përcaktuara të kundërvajtjeve rrugore.Pjesëmarrësit në komunikacion do të edukohen dhe do të informohen edhe për ndikimin e temperaturave të larta të aftësisë për menaxhimin e automjetit, saktësinë teknike të tij dhe veprimi i tij në drejtim të keqësimit të kushteve të rrugës.
Aktivitetet do të zbatohen në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, LAMM dhe SIZ “Komunikacioni i Maqedonisë – Amerit”.