Këshilla për buzë të plasaritura

Të gjithë e dimë që i ftohti përveçse kërkon që të vishemi sa më trashë, na detyron që të kemi më shumë kujdes dhe me lëkurën dhe sidomos kur bëhet fjalë për buzët. Por, çfarë duhet të bëjmë në rast se kemi buzë të plasaritura. Ka një zgjidhje gjeniale për të cilën ende nuk e keni dëgjuar dhe nuk ka asnjë kosto.

Ajo që ju duhet: Një ngjitës transparent. Me siguri e keni një në tavolinën tuaj të punës.

Çfarë duhet të bëni: Mbështilleni një pjesë të ngjitësit rreth gishtit tregues për të krijuar një rreth. Pjesën ngjitëse të tij kalojeni disa herë mbi buzë për të hequr  pjesët e prishura të lëkurës së buzëve. Përsëriteni  disa herë.

Përse funksionon: Pjesa ngjitëse heq butësisht pjesët e prishura të lëkurës së buzëve pa e dëmtuar atë. Është një zgjidhje brilante për rastet kur keni buzë të thata dhe është metodë më pak agresive se një furçë, e cila shkakton  dhe dëmtim të lëkurës.

Këshillë: Pas këtij procesi lyejini buzët me një vaj hidratues (i cili ka më shumë efekt se një balsam) dhe lëreni të përthithet për disa minuta para se të aplikoni buzëkuq apo lip.