Deputeti i VMRO DPMNE-së, Krsto Mukoski, lirohet nga paraburgimi. Gjyklata e Apelit e pranoi kërkesën për paraburgim në shtëpi pa kaucion. Mukoski është i akuzuari i fundit për të “enjten e përgjakshme” të 27 prillit.
Të martën, Saso Vasilevski, i akuzuar tjetër për ngjarjet e 27 prillit, u lirua nga paraburgimi me një garanci prej 400 mijë eurosh.