Kërpudha gjigante 5 kilogramësh (FOTO)

38

Një person në Kastamonu të Turqisë gjeti një kërpudhë me peshë pesë kilogramë. Muharrem Kose nga fshati Jesilpinar pa diçka që ngjante me një top futbolli, ndërsa po mblidhte kërpudha në natyrë. Kur Kose e pa nga afër, kuptoi se objekti që e kishte pandehur për top futbolli ishte kërpudhë. Kese, i cili mori kërpudhën në shtëpi, mati peshën e saj dhe rrezen prej 50 centimetrash.

“Më pas kuptova se ishte kërpudhë. Nuk e kuptoja se çfarë kërpudhe ishte. Pas hulumtimeve, mësova se bëhej fjalë për kërpudhë sferike”, tha Kose. Ai theksoi se më parë nuk kishte parë një kërpudhë të tillë.

“Ne nuk kemi ngrënë më parë kërpudhë të tillë, por kam dëgjuar se hahet në disa rajone. Ka kërpudha nga një kilogram, por nuk kisha parë kaq të madhe. Ishte edhe më e madhe kur e gjeta. U zvogëlua pakëz kur e shkëputa nga mjedisi i saj natyror. Të gjithë në fshat që kanë dëgjuar janë kureshtarë”, tha Kose.

Comments are closed.