Shpesh futbollistët shoqërohen nga një shofer në stërvitje ose në qytet, kur duhet të kalojnë kohën e lirë për t’u argëtuar. Ky duhet të është edhe rasti i Endy Kerroll. Sipas “The Sun”, sulmuesi i Uest Hem ka marrë një taksi luksoze Mercedes nga një kompani që është në pronësi të ish-futbollistit Marlon Hareavud.
Kerroll, në fakt, është vetëm i fundit nga lojtarët që kanë blerë një makinë dhe kanë punësuar një shofer për t’i shoqëruar ata natën në qytet, duke pasur mundësinë të rehatohen në pjesën e pasme të makinës pa rënë në sy. Një burim afër të përditshmes angleze ka zbuluar:
“Lojtarët i përdorin për të dalë natën dhe për të shkuar në stërvitje. Punësojnë një shofer dhe nuk duhet të presin për taksi: tani e dinë që kanë mjetin e tyre luksoz që i pret në çdo moment. Mund t’ia lejojnë vetes. Ata i përdorin këto mjete edhe për të shkuar në stërvitje dhe e vetmja gjë që duhet të bëjnë lojtarët është të ulen mbrapa, duke shmangur çdo bezdisje të mundshme nga tifozët”, thotë një burim afër të përditshmes angleze “The Sun”.