Një kërmill i rrallë ekzotik, i pazbuluar ndonjëherë në Australi, ka bllokuar hyrjen në vend të 900 automjeteve të reja të Mercedesit, me vlerë mbi 31 milionë euro, të ndalur në katër porte të ndryshme.
Departamenti i Bujqësisë ka urdhëruar rieksportimin e këtyre modeleve të ndryshme, nga limuzina te ato për gara, nga Pick-up deri tek furgonat, duke cituar “zbulimin e një numri kërmijsh ekzotikë në pesë dërgesa të ndryshme automjetesh të importuara nga Evropa”.
“Kërmilli i quajtur ‘Heath’ i cili besohet se ekziston vetëm në Evropën Juglindore, Kanada dhe SHBA, është një specie e dëmshme me ndikim të rëndësishëm bujqësor dhe mjedisor dhe mund të jetë vdekjeprurës për florën dhe faunën lokale”, deklaruan autoritetet.
Automjetet e Mercedesit po mbahen në një karantinë të rreptë në portet e mbërritjes në katër shtete të Australisë: Queensland, New South West, Victoria dhe West Australia./shqip