Kërkuesit italianë, zbulojnë rrjet liqenesh në Mars

34

Ka një rrjet liqenesh të kripur nën akujt e Polit jugor të Marsit që mund të ndihmojnë në rishkrimin e historisë së klimës në planetin e kuq dhe të hedhin dritë mbi ekzistencën e mundshme të formave elementare të jetës atje.

Përreth liqenit të zbuluar në 2018 nga një grup italianësh, në fakt, janë zbuluar edhe tre të tjerë, për të cilët është folur në revistën Nature Astronomy, nga të njëjtët autorë të studimit të parë. Edhe liqenet e reja janë zbuluar me radarin Marsis, ofruar nga agjencia hapësinore italiane.

Për ekspertët, zbulimi i një sistemi të plotë liqenesh tregon se procesi i krijimit të tyre është relativisht i thjeshtë dhe i përbashkët dhe se këto liqene me gjasa kanë ekzistuar për pjesën më të madhe të historisë së marsit. Si pasojë, në to mund të jenë ruajtur deri në ditët e sotme, gjurmë të mundshme të ndonjë forme jete që mund të kenë evoluar kur marsi kishte një atmosferë të dendur, një klimë më të butë dhe ujë në sipërfaqe, ngjashëm si në tokë.

Comments are closed.