Pas 4 vjetësh si protagonist te Crystal Palace, Wilfriend Zaha kërkon të hedhë hapin e madh për të luajtur me një ekip me synimin që të fitojë trofe dhe të luajë në Champions League. Sulmuesi 26-vjeçar, që këtë sezon ka shënuar 10 gola e ka dhënë po kaq asiste në 36 ndeshje, ua ka bërë të ditur vendimin drejtuesve që dëshiron një aventurë të re, pse jo dhe jashtë Anglisë. Zaha është në radarët e Arsenalit, Tottenhamit, Dortmundit dhe Valencias, por kërkesa e Crystal Palace për ta shitur për 80 milionë euro mund të frenojë pretendentët dhe të vështirësojë largimin e sulmuesit anglez.