I zhveshur dhe i mbuluar me gjak, ky është momenti i pabesueshëm që një person pësoi, pasi u përball me një sadist. Mark Cavanagh, 51 vjeç, kishte shpresuar të gjente dashurinë përmes internetit, por ai për pak sa nuk vdiq në duart e vrasësit sadist Steven Lund. 51- vjeçari ka qenë vetëm me peshqir në momentin që është qëlluar me thikë nga Steven Lund dhe i ka prerë fytin. Dy burrat u përleshën me njëri tjetrin. Ngjarja është filmuar nga kamerat e vendosura në hotelin ku ishte Cavanagh. Mark, i cili punon në qendër rehabilitimin, tha se ai e pëlqente atë dhe kishin biseduar shumë kohë. “Ne kishim biseduar për jetën e tij. Ai tha se kishte humbur gruan e tij nga kanceri kanceri tre vjet më parë. Qëllimet e mia ishin të gjeja një partner dhe ai tha se synimi i tij ishte i njëjtë. Mendova se donte të takonte dikë, por nuk rezultoi kështu ai më sulmoi”. Lund u dënua këtë javë me 27 vjet burg për vrasje në tentativë.