Chelseat do t’i mungojë shumë Eden Hazardi edicionin e ardhshëm, e drejtë të themi. Sulmuesi belg konfirmoi pas fitores 4-1 të “Të Kaltërve” në finalen e Europa Leagues kundër Arsenalit, se pret që të largohet në verë, transmeton Periskopi. Hazard po e mbyll sezonin më produktiv, duke shënuar 21 gola dhe 17 asistime në të gjitha kompeticionet. Mirëpo, gjërat kanë shkuar krejtësisht ndryshe për Mesut Ozilin.
Siç ndodh shpesh, mesfushori gjerman përsëri dështoi të impresionojë në një ndeshje të madhe. Ozil ishte anonim në pjesën më të madhe të takimit, derisa u zëvendësua në minutën e 77-të. Shumë fansa tani po e kërkojnë shitjen e tij, përfshirë edhe Piers Morganin. Figura e njohur televizive, fans i flaktë i Arsenalit, Piers Morgan shprehu frustrimin e tij me lojtarin.
“Hazard ua nxinë jetën kundërshtarëve… Ozil thith gishtin e madh. Ja, pikërisht aty është problemi i dreqit. Shiteni atë,” shkroi Morgan.