Avokatura Shtetërore kërkon regres ndaj inspektorëve të përfshirë në rastin “Sopoti” për dëmtim të buxhetit shtetëror me punën e tyre jo profesionale. Alsat ka siguruar një dokument përmes të cilit Avokati i Shtetit kërkon nga Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që mbi bazën e dëmit të shkaktuar, gjashtë inspektorëve të DSK-së të njohur për opinionin t’i merret vlerë nga pasuria që të zhdëmtohet buxheti shtetëror. Kërkesa e përfaqësuesit juridik shtetëror bazohet nga konstatimet e nxjerra nga ana e ish PSP-së gjatë procedurës për zbardhjen e rastit “Sopoti”. Vlera që kërkohet të kthehet në buxhet arrin në 1.4 milion euro, përkatësisht aq sa janë shpaguar grupi i parë i Sopotasve që kanë vuajtur dënime me burg