Strasburg, 12 prill – Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) shprehu shqetësim të thellë në lidhje me gjendjen humanitare të azilkërkuesve në qendrat e ishujve grekë dhe në Greqinë kontinentale, në kontekst të krizës së fundit me emigrantët të cilët tentuan që të shkojnë drejtë kufirit verior grek, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
Në bazë të raportit të deputetes belge Petra de Sater, Asambleja Penevropiane miratoi Rezolutën në të cilën vlerësohet se qendrat për pranim Moria në Lesbos dhe Vati në Samos, një numër i madh i njerëzve janë vendosur në kushte të papërshtatshme në kushte të këqija, ushqim të pamjaftueshëm dhe pa sigurim shëndetësor dhe siguri.
Me rezolutën, APKE iu bëri thirrje autoriteteve greke që t’i përmirësojnë kushtet për strehim, higjienë dhe siguri në qendrat e pranimit në Lesbos, Samos dhe Hios, si dhe t’i identifikojnë dhe t’i regjistrojnë të gjithë emigrantët të cilët arrijnë me anije në ishujt grekë që të parandalohet që ata të jenë të paregjistruar dhe të pambrojtur.
Minorenët pa shoqërim dhe gratë duhet të jenë të mbrojtur nga dhuna, eksploatimi seksual dhe tregtia me njerëz, të sigurohet kujdestari më e mirë për minorenët pa shoqërim dhe t’iu lejojnë bashkim të familjeve ose të mbajnë kontakt mes anëtarëve të tyre, theksohet teksti i miratuar.
Asambleja, gjithashtu, iu bëri thirrje autoriteteve turke dhe greke që t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre që të sigurojnë se kontrabandistët e njerëzve nuk do të mund të veprojnë pa u ndëshkuar kur transportojnë emigrantë nga Turqia në Greqi.
Bashkimi Evropian, duhet t’i ndihmojë Athinës gjatë pranimit të azilkërkuesve dhe refugjatëve dhe të vendosë veprime më të mira për azil në ishujt grekë me transfere të shpejta drejtë pjesës kontinentale të vendit, theksohet në Rezolutën, me të cilën kërkohet që BE-ja t’i hetojë akuzat për përvetësim të mjeteve nga fondet evropiane për ndihmë të refugjatëve në Greqi.
Në fund APKE i rekomandoi Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës që t’iu bëjë thirrje Greqisë dhe Turqisë që të vazhdojnë me ripranim të peronave kërkesat për azil të së cilëve janë refuzuar dhe në emigrantët ilegal, në përputhje me marrëveshjen mes të dyja vendeve për ripranim dhe me deklaratën BE-Turqi.