Shkup, 22 shkurt- Deputeti Amdi Bajram, në seancën parlamentare për pyetje deputetësh ka kërkuar të ndërtohet përmendore tek varrezat për Esma Rexhepova- Teodosievska.
Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski e i tha Bajramit që procedura për ngritjen e përmendores së Esmës të shkojë nëpërmjet Kuvendit, pasi bëhet fjalë për artist nacional.
Kryeministri Zoran Zaev, tha se për herë të parë po dëgjon se ka kërkesë për ngritje të përmendores së Esmës tek varrezat në Butel.