Londër, 15 nëntor 2018 – Një grup deputetësh konservativë mbështetës së Bregziti, sot informuan se njëri nga liderët e tyre, Xhejkob Ris Mog, ka parashtruar kërkesë zyrtare për votim të mocionit të mosbesimit ndaj kryeministres britanike Thereza Mej.
Grupi për hulumtime evropiane, i përbërë nga deputetë konservativë në Dhomën e Poshtme të Parlamentit britanik kumtoi se Ris Mog ka dërguar kërkesë të këtillë deri te Komisioni përgjegjës për përzgjedhje të udhëheqësisë së Partisë Konservatore.
Pritet edhe deputetë tjerë konservativë ta ndjekin shembullin e Ris Mog.
Këta deputetë nuk pajtohen me propozim marrëveshjen për Bregzit, që e ka arritur Mej me BE-në, sepse konsiderojnë që ai nuk garanton ndarje të qartë të Britanisë së Madhe nga Unioni