Shkup, 3 mars – Një porosi në tëiter, në profilin me emrin dhe logon e VMRO-së, ka ardhur një porosi ku kërkohet që Maqedonia ta dëbojë ambasadorin shqiptar nga vendi, shkruan gazeta KOHA. Në po të njëjtën porosi, kërkohet që Maqedonia të veprojë njëjtë edhe me ambasadorin e Kosovës, Ylber Hysa. Ajo që vlen të theksohet është se autori i kësaj porosie mban emblemën e partisë VMRO-DPMNE. “Maqedonia duhet të dëbojë dy ambasadorët – atë të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është Maqedonia”, shkruan porosia e profilit me emrin VMRO. (koha.mk)