Ankara, 20 shkurt – Gjykata ka kërkuar burg të përjetshëm për filantropin turk dhe biznesmen Osman Kavalla, i dënuar së bashku me 15 të akuzuar të tjerë për tentim që ta rrëzojnë Qeverinë në Ankara, përcjellë gazeta KOHA.
Kavalla, i cili është në paraburgim më shumë se një vit, është akuzuar për përzierje me protestat antiqeveritare në vitin 2013 dhe për grusht shtetin e pasuksesshëm në verën e vitit 2016.
Presidenti turk Rexhep Taip Edogan e akuzoi drejtorin e filialit të Shoqërisë së Hapur të Xhorxh Sorosit në Turqi, Kavallën, për financimin e protestave.(koha.mk)