Uashington 31 tetor – Demokratët në Senatin e SHBA-së kanë kërkuar brifing të klasifikuar që të mësojnë nëse shërbimet e zbulimit amerikan kanë ditur diçka përpara për planet e Arabisë Saudite që të kidnapojnë kolumnistin e gazetës “Uashington Post” Xhamal Kashogi dhe ta lëndojë.
Ata dje kanë dërguar letër deri te Drejtori zbulimit nacional në SHBA, Dan Kouts ku tetë senatorët pohojnë se shërbimet amerikane duhet ta lajmëronin Kashogin nëse kanë ditur qëllimet e Rijadit.
Në letrën ata shtojnë se “Uashington Post” ka informuar se shërbimet amerikane kanë hasur në biseda ku është shqyrtuar plani për kapjen e gazetarit.
Kashogi më 2 tetor është vrarë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Stejt Departamaenti amerikan ka bërë të ditur se SHBA-të nuk kanë pasur njohuri paraprake për çfarëdo plani për kidnapimin e Kashogit. Drejtori i shërbimit për zbulim nacional deri tani nuk ka dhënë ndonjë koment për rastin.