Shkup, 3 shtator – Mbrojtja e kërkon ndërprerjen e debatit kryesor të gjykimit për procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër “Trajektorja” derisa Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Kuvendi nuk prononcohen për shkarkimin e Prokurores publike speciale, Katica Janeva.
Në gjykim të pranishëm janë të gjithë të akuzuarit me përjashtim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili gjykohet në mungesë.
Mbrojtja mendon se nuk ka legjitimitet të përfaqësohet cilado lëndë e ngritur nga Janeva, duke e përfshirë edhe këtë derisa nuk prononcohen dy institucionet kompetente për shkarkimin e saj.
Avokati Elenko Millanov theksoi se përfaqësuesi i aktakuzës, prokurorja Lile Stefanova është edhe dëshmitare kundër Janevës në rastin “Reket” dhe shtoi se disa lëndë në fazë të procedurës parahetimore dhe hetimore ose për të cilat janë shtruar akuza mund të lidhen me këtë aferë.
Kjo shtoi, sipas tij është bazë e mjaftueshme Stefanova të përjashtohet nga lënda “Trajektorja”.
Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.