Shkup, 9 nëntor – Asociacioni bankar i Maqedonisë kërkon anulim të tatimit të interesit të depozitave të qytetarëve të paralajmëruar për nga viti 2020, deri në hyrje në BE.
Asociacioni bankar i Maqedonisë dje mbajti seancë në Kuvend, në të cilin i shqyrtoi ndryshimet e propozuara ligjore që kanë të bëjnë me tatimin e të ardhurave nga interesat e depozitave të qytetarëve.
“Qëndrimi i Asociacionit bankar të Maqedonisë është se zbatimi tyre duhet të anulohet deri në hyrjen e vendit tonë në Bashkimin Evropian, me qëllim që të mbahet trendi pozitiv i kursimit, që të sigurohet kapital i freskët për afarizëm, si dhe të mbahet stabiliteti i sektorit bankar, informojnë nga ABM.
Lidhur me vendosjen e tatimit progresiv, çmojnë se nevojitet debat më i gjerë për shkak të avancimit të propozimit me inkuadrimin e përvojave pozitive nga vendet ku tashmë është në zbatim.
Asociacionit bankar i Maqedonisë paralajmëron se do të kërkojë takim në Ministrinë e Financave që më hollësisht t’i prezantojë qëndrimet e saj.
Sipas zgjidhjes së propozuar ligjore nga Ministria e Financave interesat nga depozitat duhet të tatimizohen nga viti 2020 me shkallë prej 15 përqindëve, por të vlerës prej mbi 15.000 denarëve.