Dy persona, të cilët janë në listën e Inteprolit, janë ndaluar gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Bllacë. Personi nga Kosova me iniciale B.SH, 47 vjeç, gjendet në listën e Interpolit me masën ‘’arresto’’, dhe është ndaluar gjatë kontrollit të pasaportave, diku rreth orës 18:00. Ndërsa, në të njëjtën pikë u arrestua edhe një shtetas i Shqipërisë, po ashtu i kërkuar nga Interpoli.
33 vjeçari nga Shqipëria, me inicialet L.Sh, është ndaluar rreth orës 4:30 dhe ka kryer veprën penale ‘’vjedhje e rëndë’. Personi është dërguar në Stacionin Policor të Çairit për procedurën e mëtejshme.