Shkup, 1 prill – Prokuroria Themelore Publike Shkup dje pasdite dorëzoi propozim për dhënie të urdhëresës ndëshkuese kundër tre personave tjerë, për shkak të “Mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, kumtuan nga Prokuroria Publike.
“Më 24 dhe 25 maj në lokacione të ndryshme në Shkup ata janë zënë në mosrespektimin e Vendimit për ndalesë dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të sjellur me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të sëmundjes së rrezikshme infektuese COVID-19”, informojnë nga Prokuroria e Shkupit.
Prokurori kompetent publik i Gjykatës Themelore Penale Shkup i propozoi secilit të akuzuar dënim në para prej 100 gjobave ditore, me ç’rast vlera e një gjobe ditore do të përcaktohet 20 euro në kundërvlerë të denarit.