Triumfi historik i “Dardanëve” kundër Bullgarisë të hënën mbrëma nuk ka shpëtuar pa u koimentuar edhe nga gazeta prestigjioze zvicerane, “Blick”. Një artikull i tërë i është kushtuar Kombëtares kosovare, ku është përmbledhur në detaje rrjedhshmëria e ngjarjeve të mbrëmshme, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
“Blick” përmend faktin se Kosova nuk është mposhtur në 14 ndeshje, derisa disfatën e fundit e ka përjetuar në vitin 2017.
Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar nëntë fitore dhe pesë barazime. Gazeta e ka titulluar shkrimin duke kërkuar diçka interesante në nder të Bernard Challandes.
“Ndërtojani atij një statujë – Kosova e feston Challandesin”, është titulli.