Shkup, 17 qershor – Kërkesa për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski si organizator i ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, këto ditë do të dërgohet në Budapest, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.
“Dosja e plotë nga gjykata dhe prokuroria arriti në Ministri në fund të javës së kaluar. Sot i nënshkrova të gjitha dokumentet dhe këto ditë do të dërgohet në Budapest me kërkesë për ekstradimin e tij për 27 prillin”, deklaroi Deskoska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Ministrja Deskosoa sot mori pjesë në konferencën kushtuar funksionimit të AKMIS sistemit në gjykata, në organizim të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së SHBA-së.