Shkup, 2 tetor – Shpikja e kërkesave të reja nga ana e Hristijan Mickovskit, si ajo për Prokuror publik, është edhe një tentativë për kërkesë të amnistisë për kriminelët e Nikolla Gruevskit. Në një periudhë kyçe për të ardhmen e shtetit, siç njofton LSDM, Mickovski edhe një herë tregon se për të nuk janë të rëndësishëm as qytetarët, as shteti, por vetëm amnistia e Nikolla Gruevskit. “Mickovski dëshiron që ta rrezikojë të ardhmen e Maqedonisë me procedura që janë kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO. Ata janë nën kontroll të Gruevskit”, qëndron në kumtesë. Sipas LSDM-së, Mickovski, Ivanov dhe Gruevski duhet të dinë se nuk ka amnisti për askënd. Secili që vepron ilegalisht do të duhet të përballet me përgjegjësi.