Kërkesa e dorëheqjes së Janevës ende nuk ka arritur te Këshilli i prokurorëve publik!?

Shkup, 31 korrik – Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shterjev thotë se Këshilli nuk ka pranuar dorëheqje me shkrim nga prokurorja special, Katica Janeva.

“Ne nuk mund ta konstatojmë dorëheqjen vetëm në bazë të deklaratës së saj gojore. Ne duhet ta kemi atë me shkrim. Nëse ajo me të vërtetë dëshiron të japë dorëheqje, ajo e di se si ta bëjë atë sipas ligjit”, thotë Shterjev.

Edhe nga PSP kanë konfirmuar se dorëheqja me shkrim e Janevës nuk është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publikë.

Katica Janeva më 15 korrik njoftoi publikun për dorëheqjen e saj nga kreu i Prokurorisë Speciale Publike. Në të njëjtën ditë ishte arrestuar edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski për rastin “Reket”. Ajo nuk ishte në dispozicion për  publikun deri më 23 korrik.